Rikthejeni shkëlqimin e bizhuterive, me këto tri metoda shtëpiake

Gjëja e parë që na tërheq te bizhuteritë kur i shohim në përgjithësi, është padyshim shkëlqimi i tyre.

Lifestyle

12/06/2019 23:30

Por, fatkeqësisht shkëlqimi nuk zgjat shumë, edhe pse kujdesja jonë mund të jetë e vazhdueshme për to, transmeton lajmi.net.

Djersa, uji, detergjentët, parfumet – të gjitha këto ndikojnë në zbehjen e ngjyrës së argjendit apo floririt.

Megjithatë, përpara se t’i çoni te argjendarët, provojini këto kushte shtëpiake.

Ja një listë e tyre më poshtë:

Një mënyrë e thjeshtë e larjes së tyre është me sodë buke. Në një enë me pak ujë të ngrohtë hidhni një lugë sodë buke dhe lërini bizhuteritë e argjendit për disa minuta dhe më pas fshijini me një peshqir të thatë. Mund ta përsërisni veprimin nëse rezultatet nuk janë ato që prisni.

Një mënyrë tjetër është me pastë dhëmbësh. Vendosni pak pastë në një furçë dhëmbësh dhe fërkoni bizhuteritë për disa minuta. Më pas shëplajini me ujë të bollshëm.

Po ashtu, një mënyrë efikase dhe shumë e përdorur është larja e tyre me detergjent enësh dhe kripë. Përziejini së bashku këta dy përbërës dhe lërini bizhuteritë për disa minuta. Pasi t`i nxirrni, shpëlajini me ujë dhe bizhuteritë do të duken si të reja. /Lajmi.net/