Rikthehet Rrahmani dhe ftohet Maloku: Foda publikon listën e Kosovës për nëntorin

Kombëtarja e Kosovës ka zbuluar sot listën e futbollistëve të ftuar nga trajneri Franco Foda për dy ndeshjet që do të zhvillohen gjatë muajit nëntor. Rikthimi i kapitenit dhe zëvendësimi në portë Risia më e madhe në listë është rikthimi i mbrojtësit qendror dhe kapitenit, Amir Rrahmanit, i cili mungoi në tri ndeshjet e fundit…

Sport

07/11/2025 14:13

Kombëtarja e Kosovës ka zbuluar sot listën e futbollistëve të ftuar nga trajneri Franco Foda për dy ndeshjet që do të zhvillohen gjatë muajit nëntor.

Rikthimi i kapitenit dhe zëvendësimi në portë

Risia më e madhe në listë është rikthimi i mbrojtësit qendror dhe kapitenit, Amir Rrahmanit, i cili mungoi në tri ndeshjet e fundit të “Dardanëve” shkaku i një lëndimi, transmeton lajmi.net.

Gjithashtu, ndryshim ka edhe në repartin e portierëve. Për shkak të suspendimit të Aro Muriqit, Foda ka ftuar portierin e Dritës, Faton Maloku, i cili do ta zëvendësojë atë në këtë grumbullim.

Kalendari i nëntorit

Kosova fillimisht do të luajë ndaj Sllovenisë më 15 nëntor, dhe më pas do të presë Zvicrën më 18 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Të dyja ndeshjet janë pjesë e kalendarit të muajit./lajmi.net/