Rikthehet njësia A5 e TC Kosova A- KEK-u mundohet të arsyetohet për tymin e “tmerrshëm”: Dukuri e zakonshme dhe e pashmangshme

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se njësia A5 e Termocentralit Kosova A është sinkoronizuar në rrrjetin elektroneergjetik rreth orës 10:00, duke u rikthyer në operim. “Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.) njofton opinionin publik se sot, më 23.06.2025, njësia A5 e Termocentralit Kosova A është sinkronizuar me rrjetin elektroenergjetik rreth orës 10:03 të mëngjesit,…

Lajme

23/06/2025 11:39

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se njësia A5 e Termocentralit Kosova A është sinkoronizuar në rrrjetin elektroneergjetik rreth orës 10:00, duke u rikthyer në operim.

“Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.) njofton opinionin publik se sot, më 23.06.2025, njësia A5 e Termocentralit Kosova A është sinkronizuar me rrjetin elektroenergjetik rreth orës 10:03 të mëngjesit, duke shënuar një rikthim të suksesshëm në operim, pas realizimit të një sërë ndërhyrjesh dhe sanimesh teknike të domosdoshme. Procesi i startimit të njësisë kishte filluar këtë mëngjes, pasi kishin përfunduar me sukses të gjitha ndërhyrjet e planifikuara, në kohë dhe me cilësi të lartë teknike”,thuhet në njoftim.

Sipas KEK-ut, punimet e realizuara përfshijnë:

  • Sanimin e rrjedhjeve në ritejnxehëse (i përfunduar të premten);
  • Sanimin e rrjedhjeve në ekonomajzer (ngrohës i ujit) dhe në ekranet e kaldajës (i përfunduar të dielën);
  • Pastrimin me pompë presioni të ftohësve të hidrogjenit;
  • Pastrimin e komorave në hyrje të kondenzatorit;
  • Punime mirëmbajtëse në pajisjet e sistemit MRRK;
  • Pastrimin e kuotave rreth kaldajës nga materiale të huaja – për rritje të sigurisë dhe efikasitetit operacional.

Përpos kësaj, KEK-u deklarua edhe për tymin e zi tek Kosova A që është parë sot, e që ishte tejet shqetësues.

Sipas KEK-ut për shkak të natyrës teknologjike të djegies që fillimisht bëhet me nëaftë, kur arrihet temperature e nevojshme mund të ketë rritje të emetimeve nga oxhaqet.

“Duke marrë parasysh interesimin dhe ndjeshmërinë e qytetarëve, veçanërisht të banorëve që jetojnë në afërsi të Termocentralit Kosova A, KEK sh.a. dëshiron të ofrojë këtë sqarim teknik:

Ashtu siç kemi njoftuar edhe më parë, startimi i çdo njësie prodhuese, përfshirë njësinë A5 këtë mëngjes, është një proces kompleks dhe teknikisht i domosdoshëm, që zakonisht zgjat 3–4 orë.
Gjatë kësaj faze fillestare, për shkak të natyrës teknologjike të djegies – që fillimisht bëhet me naftë, e më pas, kur arrihet temperatura e nevojshme, me linjit – mund të ketë rritje të përkohshme të emetimeve nga oxhaqet. Kjo është një dukuri e zakonshme dhe teknologjikisht e pashmangshme në të gjitha termocentralet e këtij lloji, brenda dhe jashtë vendit”.

KEK-ut tha se njësia tashmë është stabilizuar dhe tymi është zhdukur.

“KEK sh.a. bashkëndjen me qytetarët e komunës dhe posaçërisht me ata që ndodhen në afërsi të zonës operative. Sigurojmë qytetarët se proceset e startimit kryhen me përkujdesje të shtuar teknike, nën mbikëqyrje të vazhdueshme, dhe janë të domosdoshme për:  garantimin e furnizimit stabil me energji elektrike, dhe ruajtjen e sigurisë teknike të pajisjeve elektroenergjetike/Lajmi.net/