Rikthehet në skenën politike Endrit Shala, këtë herë kandidon për deputet
Ish ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala do të jetë kandidat për deputet nga radhët e koalicionit AAK-Nisma. Lajmin për këtë e ka dhënë kryetari i Nisma-s, Fatmir Limaj, shkruan lajmi.net. Limaj përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Endriti ka qenë shtylla e palëkundur e NISMA Socialdemokrate që nga fillimet e saj…
Lajme
Ish ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala do të jetë kandidat për deputet nga radhët e koalicionit AAK-Nisma.
Lajmin për këtë e ka dhënë kryetari i Nisma-s, Fatmir Limaj, shkruan lajmi.net.
Limaj përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Endriti ka qenë shtylla e palëkundur e NISMA Socialdemokrate që nga fillimet e saj dhe për vite me radhë ka dëshmuar se është përfaqësues i denjë i interesave të qytetarëve të Kosovës.
“Endriti është simbol i ndershmërisë dhe besnikërisë – jo vetëm ndaj partisë sonë, por edhe ndaj qytetarëve të këtij vendi. Ai ka qenë zëri i fortë i NISMA-s në Kuvend dhe tani është koha që ai të rikthehet, për të qenë ai zë që i mungon Parlamentit. Unë jam krenar që Endriti përfaqëson NISMA-n dhe qytetarët e Kosovës. Jam i bindur se ai do të vazhdojë të jetë një zë i fuqishëm për ju dhe një përfaqësues i denjë i besimit tuaj”, ka shkruar Limaj.
Endrit Shala ishte emëruar si ministër i Tregtisë dhe Industrisë në vitin 2018 gjatë koalicionit AAK-Nisma kur Ramush Haradinaj udhëhiqte Qeverinë. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë në Facebook: