Rikthehet në operim njësia B2 e Temocentralit “Kosova B”, KEK e quan ‘arritje historike’
Korporata Energjetike e Kosovës, ka njoftuar se është kthyer në operim njësia B2 e Termocentralit “Kosova B”, para datës së paraparë më 4 tetor të këtij viti. KEK këtë arritje e ka quajtur ‘historike’, ndërsa ka thënë se ky sukses është rezultat i projektit madhor për rehabilitimin dhe modernizimin e turbinës. Sipas KEK-ut, ky projekt…
Lajme
Korporata Energjetike e Kosovës, ka njoftuar se është kthyer në operim njësia B2 e Termocentralit “Kosova B”, para datës së paraparë më 4 tetor të këtij viti.
KEK këtë arritje e ka quajtur ‘historike’, ndërsa ka thënë se ky sukses është rezultat i projektit madhor për rehabilitimin dhe modernizimin e turbinës. Sipas KEK-ut, ky projekt ka sjell rritje të dukshme të kapaciteteve prodhuese dhe efikasitet më të lartë të sistemit.
“Implementimi i suksesshëm do të mundësojë kursime të konsiderueshme për Korporatën, si dhe do të garantojë stabilitet dhe siguri më të madhe energjetike për vendin. Një falënderim i veçantë u drejtohet të gjithë stafit profesional dhe menaxhmentit të TC-B-së, për përkushtimin, kompetencën dhe vizionin e treguar gjatë realizimit të këtij projekti strategjik. Në shenjë përkrahjeje për punonjësit, gjatë fazës së startimit të njësisë ishte i pranishëm edhe z. Gramos Hashani, Kryeshef Ekzekutiv i KEK sh.a., së bashku me anëtarë të menaxhmentit, duke dhënë mbështetje të drejtpërdrejtë në këtë proces madhor. Kosova po modernizohet – energjia e së ardhmes po krijohet sot”, thuhet në njoftimin e KEK-ut. /Lajmi.net/