Rikthehet në operim Njësia A4 e TC Kosova A

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se Njësia A4 e Termocentralit Kosova A është rikthyer me sukses në operim, pas përfundimit të punimeve të riparimit në sistemin gypor të kaldajës. Sipas njoftimit të KEK-ut, startimi i njësisë është realizuar në orët e hershme të mëngjesit, ndërsa sinkronizimi me sistemin elektroenergjetik është kryer me sukses…

Lajme

10/05/2026 15:36

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se Njësia A4 e Termocentralit Kosova A është rikthyer me sukses në operim, pas përfundimit të punimeve të riparimit në sistemin gypor të kaldajës.

Sipas njoftimit të KEK-ut, startimi i njësisë është realizuar në orët e hershme të mëngjesit, ndërsa sinkronizimi me sistemin elektroenergjetik është kryer me sukses rreth orës 09:00.

Nga KEK-u është bërë e ditur se procesi është zhvilluar në përputhje të plotë me standardet teknike dhe të sigurisë operative, duke krijuar kushtet e nevojshme për rikthimin e njësisë në funksion.

Korporata ka falënderuar ekipet profesionale të mirëmbajtjes mekanike dhe elektrike për angazhimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë procesit të sanimit.

Sipas KEK-ut, rikthimi në operim i Njësisë A4 kontribuon në ruajtjen e stabilitetit dhe besueshmërisë së prodhimit vendor të energjisë elektrike.