Rikthehet në operim njësia A3 e Termocentralit Kosova A
Korporata Energjetike e Kosovës, ka njoftuar se pas përfundimit me sukses të ndërhyrjeve teknike dhe sanimit të problemeve të evidentuara, njësia A3 e TC Kosova A, është sinkronizuar me rrjetin elektroenergjetik në orët e para të mëngjesit dhe aktualisht është në operim të rregullt, me gjendje stabile. Sipas KEK-ut, rikthimi i njësisë në operim është…
Lajme
Korporata Energjetike e Kosovës, ka njoftuar se pas përfundimit me sukses të ndërhyrjeve teknike dhe sanimit të problemeve të evidentuara, njësia A3 e TC Kosova A, është sinkronizuar me rrjetin elektroenergjetik në orët e para të mëngjesit dhe aktualisht është në operim të rregullt, me gjendje stabile.
Sipas KEK-ut, rikthimi i njësisë në operim është rezultat i angazhimit intensiv, profesionalizmit dhe përkushtimit të ekipeve teknike, të cilat vepruan me efikasitet për eliminimin e problemeve dhe rikthimin e njësisë në funksion.
“Me këtë rast, KEK shpreh mirënjohje dhe falënderim të veçantë për stafin profesional e teknik dhe të gjithë punonjësit e TC Kosova A, për angazhimin e pandërprerë, përgjegjësinë dhe përkushtimin e dëshmuar në përballimin e sfidave teknike dhe sigurimin e vazhdimësisë së prodhimit të energjisë elektrike”, ka njoftuar KEK-u. /Lajmi.net/