Rikthehet në facebook “Show Bizi Shqiptar” (Foto)
Pas disa sulmeve që i janë bërë faqes në facebook të Shoë Bizit Shqiptar, ajo pritet që të kthehet së shpejti

ShowBiz
Këtë e kanë bërë të ditur kompania AVD Digital e cila është duke u marrë që disa ditë me rastin.
Ata thonë për abc.al se rikthimi i faqes në facebook është çështje orësh.
E njëjta kompani ka thënë se ata se shpejti do të nxjerrin edhe detale se kush qëndron prapa këtij sulmi dhe të njëjtat do të dërgohen në organet kompetente të drejtësisë, konkretisht në prokurorinë e Tiranës.
Mësohet se sulmet kanë ardhur prej fotove të Luana Vjollcës, Sinan Hoxhës, Noizyit dhe Encës, të gjithë këta që menaxhohen me të drejta në youtube nga Acromax GMBH, e cila vazhdon ta mohoj se sulmi ka ardhur prej tyre.