Rikthehet Liga e Kampionëve
Pas një pauze të gjatë, sot dhe nesër rikthehen ndeshjet e garës më të fortë për klubet evropiane, ato të Ligës së Kampionëve. Në program janë ndeshjet e xhiros së parafundit të fazës së ligës, format ky që po aplikohet për herë të parë në këtë garë, ndërsa sot do të zhvillohen nëntë ndeshje, raporton…
Sport
Pas një pauze të gjatë, sot dhe nesër rikthehen ndeshjet e garës më të fortë për klubet evropiane, ato të Ligës së Kampionëve.
Në program janë ndeshjet e xhiros së parafundit të fazës së ligës, format ky që po aplikohet për herë të parë në këtë garë, ndërsa sot do të zhvillohen nëntë ndeshje, raporton KosovaPress.
Një ballafaqim tejete interesant pritet të jetë ai ndërmjet Atletiko Madridit dhe Bayer Leverkusenit që zhvillohet në stadiumin “Metropolitano”, ndërsa në “Anfield” lideri i tabelës, Liverpooli e pret skuadrën franceze Lille.
Ndeshjet tjera janë këto:
Ora 18:45:
Atalanta-Storm Graz
Monako-Aston Villa
Ora 21:00:
Atletico Madrid-Bayer Leverkusen
Benfika-Barcelona
Bolonja-Borussia Dortmund
Club Brugge-Juventus
Crvena Zvezda-PSV
Liverpool-Lille
Slovan Bratislava-Stuttgart