Rikthehet Bitcoin, ngjitet në nivele maksimale
Bitcoin është ngjitur në nivelet e tij maksimale në më shumë se një vit, duke dyfishuar vlerën e tij që prej muajit mars.
Auto & Tek
Kriptomonedha më e madhe është ngjitur deri në 10% këtë të Hënë nga niveli i 8.847 dollarëve që këmbehej ditën e Premte. Monedhat konkurrente ishin edhe më të forta në fillim të javës që shkoi. Litecoin arriti në gati 9% ndërsa Eter u rrit me 6%.
Mbështetësit e kriptomonedhës u inkurajuan nga një varg titujsh të kohëve të fundit që tregojnë interes më të madh në hapësirën e firmave kryesore. ‘Fidelity Investment’ po finalizon planet për të blerë dhe shitur asetet digjitale për klientët institucionalë ndërsa E*Trade Financial Group është gati të lejojë tregtimin e kriptomonedhës. AT&T Inc. tha se do të lejojë klientët të përdorin procesorin e pagesave BitPay për të paguar faturat e tyre në internet, raporton “Bloomberg”.
Bitcoin ka parë një rritje prej 70% këtë muaj, përpos shqetësimit të strategjikëve të JPMorgan Chase & Co, sipas të cilëve çmimi i tyre ka tejkaluar “vlerën e parashikuar”, çka nuk i përshtatet një monedhe digjitale.
Rruga progresive e Bitcoin këtë vit vjen pas tendencës së dhimbshme zbritëse që pati monedha gjate pjesës më të madhe të vitit të kaluar duke regjistruar një zbritje prej 70%. Kjo krizë ende e freskët në kujtesën e investitorëve bën që e gjithë bota të jetë pak skeptike në përqafimin e kriptomonedhës.