Rike Roçi: Një dashuri e madhe të djeg edhe kur nuk e përjeton më

Rike Roçi ka folur për një dashuri të madhe e cila ka përfunduar.

ShowBiz

14/10/2019 14:24

Rike Roçi u bë e njohur për publikun si një prej tifozeve të flakta Kuq e Zi, shkruan lajmi.net.

E që nga koha kur doli gjysmë e zhveshur në stadium, edhe në rrjete sociale ka filluar të ndiqet nga një numër i madh i njerëzve.

Rike publikon shpesh foto në të cilat tregon linjat trupore, e së fundmi e ka publikuar një foto nga shtrati pranë të cilës flet për dashurinë.

“Thonë se një dashuri e madhe vazhdon të djeg akoma nga brenda edhe kur nuk e përjeton më”, ka shkruar ajo mbi foto ndërsa i ka pyetur ndjekësit nëse mendojnë njësoj.

Përgjigjet e tyre ishin të ndryshme./Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/B3mPuIKI59Q/