Rike Roçi konfirmon lidhjen me boksierin?

Rike Roçi ka shprehur dashurinë e saj për boksierin shqiptar.

ShowBiz

24/01/2020 15:55

Prej kohësh përflitej në media se Rike Roçi dhe boksieri Kristian Prenga janë në një lidhje. Mirëpo asnjëri nuk i ka konfirmuar apo mohuar zërat për lidhjen e tyre, kjo deri më tani pasi ata kanë vendosur që më në fund të dalin publikisht si çift.

Nëpërmjet një postimi në Instastory, ish-banorja e “Big Brother”, Rike Roçi ka pranuar lidhjen e shumëpërfolur me kampionin shqiptar të boksit, Kristian Prenga.

Rike ka postuar një foto të tyre të përqafuar dhe shkruan: “Ti, njeriu me zemrën më të madhe që kam njohur në jetën time… Të uroj që Zoti të ndriçojë jetën tënde duke të udhëhequr gjithmonë në rrugën e lumturisë. Gëzuar ditëlindjen dhe që kjo datë të përsëritet për shumë vite të gjata, të mbushura me paqe gëzim, shëndet dhe suksese. Ta dua shpirtin”- duke e uruar kështu partnerin e saj për datëlindje.