Rihapen për qarkullim Merdarja e Bërnjaku

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se sot janë rihapur për qarkullim pikat kufitare Merdarë dhe Bërnjak. Të dyja këto pika kufitare ishin mbyllur mbrëmë pasi grupe të serbëve të mbledhur në territorin e Serbisë kishin legjitimuar dhe kontrolluar shtetasit e Kosovës. “Pas pranimit të njoftimeve se tashmë janë larguar…

Lajme

07/09/2024 17:17

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se sot janë rihapur për qarkullim pikat kufitare Merdarë dhe Bërnjak.

Të dyja këto pika kufitare ishin mbyllur mbrëmë pasi grupe të serbëve të mbledhur në territorin e Serbisë kishin legjitimuar dhe kontrolluar shtetasit e Kosovës.

“Pas pranimit të njoftimeve se tashmë janë larguar bllokadat e krijuara nga ekstremistë të maskuar që kanë qenë të vendosura dje në territorin e Serbisë dhe duke parë se nuk ka ndonjë pengesë për qarkullim nga dhe drejt pikave kufitare të Republikës së Kosovës, morëm vendimin për hapjen për qarkullim të pikave kufitare Merdarë dhe Bërnjak. Rend dhe ligj, paqe e siguri, cep më cep e në çdo kufi të Republikës tonë”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Postimi i plotë: