Rihanna thotë se nuk do të dalë më e zhveshur

Rihanna ka treguar se ka vendosur të mos dalë më me fustanë që e shfaqin atë shumë të zhveshur.

ShowBiz

12/10/2015 15:38

Megjithëse gati në secilën paraqitje Rihanna shihet që zbulon më shumë nga trupi i saj se që duhet, ajo ka thënë se që nga fustani i saj në CFDA kur ka shokuar të gjithë, ajo ka vendosur të ‘vishet më shumë’.

Për fustanin e punuar me kristalë Swarovski Rihanna ka thënë se e ka bërë pasi ka dashur të veshë diçka që do notonte në të, transmeton lajmi.net.

Por, Rihanna thotë se një veshje e tillë nuk vishet shpesh, por vetëm një herë në një kohë të gjatë./Lajmi.net