Rihanna, pa seks
Rihanna rrëfehet. Thotë se ajo nuk ka bërë seks gjatë turneut të saj botëror. Për veten, thotë se është një yll roku dembele... dhe për këtë ka turp.

ShowBiz
Rihanna ka deklaruar se nuk ka bërë marrëdhënie seksuale gjatë turneut të saj botëror.
Këngëtarja që është një adhuruese e ndejave gjithashtu zbuloi se urren edhe të pijë shumë alkool, sepse tashmë i është mërzitur kjo gjë.
Këngëtarja e “Rude Boy” ka treguar rrëfimin e saj, pasi komediani Alen Carr, gjatë intervistës në Channel 4 Chatty Man Show, e pyeti se çfarë ka bërë me djemtë në turne, pasi u nda me të dashurin e saj Chris Brown.
Rihanna, 25 vjeçe, u përgjigj: “ Unë jam një yll roku dembele… Më vjen turp ta them këtë gjë.”
Bukuroshja nga Barbados gjithashtu tha: “I urrej ndejat. Nuk e di nëse është sepse është muzika e njëjtë për çdo natë, nuk e di. Ndoshta na duhen më shumë DJ.”