Rihanna habit të gjithë, ja si shqiptohet emri i saj
Këngëtarja nga Barbadosi bëri bujë me videon e fundit të publikuar.

ShowBiz
Fansat e pop-yllit Rihanna janë shokuar nga videoja e fundit e këngëtares, ku ajo shqipton emrin e saj në një mënyrë ndryshe nga ajo që jemi mësuar, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.
Autorja e hitit ‘Umbrella’, bëri bujë në mediat sociale në mënyrën se si e shqiptoi emrin e saj me anë të një videoje që u lansua nga prestigjiozja ‘VogueBritish’.
Në postimin e bërë komentet më të shpeshta nga fansat e kënëgëtares ishin: “Woow tërë këto vite e kemi shqiptuar emrin e saj gabim”.
31 vjeçarja së fundmi ka paralajmëruar se është duke punuar për finalizimin e albumit më të ri, ku ka edhe bashkëpunime me artistë të njohur. /Lajmi.net/
First look at @Rihanna's Fenty collection at her pop-up in Paris: https://t.co/KU0Uqg8Vlt pic.twitter.com/dseHhqadQu
— British Vogue (@BritishVogue) May 23, 2019