Rifillojnë disa fluturime në Aeroportin e Dubait, pas disa orësh ndërprerjeje
Fluturimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Dubait kanë filluar gradualisht pas disa orësh ndërprerjeje si pasojë e një sulmi me dron, njoftojnë zyrtarët. Autoriteti Civil i Aviacionit të Dubai-t bëri të ditur se disa fluturime po operojnë drejt destinacioneve të zgjedhura, sipas Zyrës së Mediave të Dubait, raporton AP, transmeton KosovaPress. Kompania ajrore Emirates tha se…
Bota
Fluturimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Dubait kanë filluar gradualisht pas disa orësh ndërprerjeje si pasojë e një sulmi me dron, njoftojnë zyrtarët.
Autoriteti Civil i Aviacionit të Dubai-t bëri të ditur se disa fluturime po operojnë drejt destinacioneve të zgjedhura, sipas Zyrës së Mediave të Dubait, raporton AP, transmeton KosovaPress.
Kompania ajrore Emirates tha se operacionet e kufizuara kanë rifilluar pas ndërprerjes disa orëshe dhe disa fluturime u anuluan.
Një dron goditi një rezervuar karburanti në aeroport të hënën në mëngjes, duke shkaktuar zjarr dhe duke detyruar pezullimin e përkohshëm të fluturimeve.
Më herët në mëngjes Emirates njoftoi se të gjitha fluturimet e saj drejt aeroportit të Dubai-t “mbeten të pezulluara deri në njoftim të mëtejshëm”. Kompania theksoi se po punon me autoritetet për rifillimin e operacioneve sa më shpejt të jetë e mundur dhe i kërkoi udhëtarëve të mos udhëtojnë drejt aeroportit.
Aeroporti Ndërkombëtar i Dubait është aeroporti më i ngarkuar në botë për udhëtimet ndërkombëtare dhe një nyje kyçe për shumë fluturime që lidhin Lindjen me Perëndimin.