Ridvan Berisha kapet me zëvendësdrejtorin e RTK-së, thotë se po sabotohet

Autori i emisionit ‘Debat’ në Radio Televizionin e Kosovës, Ridvan Berisha, e ka akuzuar RTK-’në për sabotim të emisionit të tij, duke thënë se kjo është njëra ndër arsyet e mungesës së shikueshmërisë.

Lajme

08/02/2021 22:54

Kësisoj, në reagimin e tij në ‘Facebook’, është konfrontuar me anë të komentit me Berishën zv. drejtori i televizionit publik, Mentor Shala teksa ka thënë në mes akuzash se do publikojë statistikat e shikueshmërisë për vitin e kaluar.

Komenti i plotë i Shalës pa ndërhyrje:

“Ridvan, jeni ba si partite politike, sa here dojne me i mbulu deshtimet e tyne e sulmojne RTK-në. Njerezit ju shohin aq sa jeni atraktiv e para dhe e dyta RTK nuk spozoron emisione ne fcb. Se shpejti do t’ua prezantoje statistikat e shikueshmerise se emisioneve te RTK-se ne mediat online (youtube, fcb) ne detaje per vitin 2020. Dhe pastaj ju duheni me reflektu, me i pa defektet e juaja dhe me i permiresu! Bile ti Ridvan nuk ish desht me reagu ne kete menyre sepse e din me mire se shumica aty kete forme te reagimit. Klm”