Tahiri: Angazhimi ynë do të jetë për t’i sjellë Kosovës një qeveri të re për ta nxjerrë nga këto sanksione
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri ka thënë se subjekti në të cilin bënë pjesë është duke punuar dhe ka për qëllim që vendit t’i japë një qeveri të re. Tahiri u shpreh se i gjithë angazhimi i PDK-së do të shkojë që vendit t’i jepet një qeveri pas…

Lajme
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri ka thënë se subjekti në të cilin bënë pjesë është duke punuar dhe ka për qëllim që vendit t’i japë një qeveri të re.
Tahiri u shpreh se i gjithë angazhimi i PDK-së do të shkojë që vendit t’i jepet një qeveri pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Sipas tij në tri vitet e fundit është bërë shumë pak në aspektin ekonomik, të arsimit e shëndetësisë.
“Në këtë kohë çfare jemi në këto përplasje me miqtë tanë ata që kanë ndihmuar që të vijmë në këtë pikë në ndërtimin e shtetit të Kosovës në anën tjetër me bllokimin e vendit në aspektin ekonomik, arsimit dhe shëndetësisë. Shihet se këto tri vite e gjysmë është bërë shumë pak në mënyrë që të ecim me zhvillimet e duhura që kanë ecur rajoni”, ka thënë Tahiri në konferencë. /Lajmi.net/