Rezultatet e regjistrimit të diasporës, në vitin 2017
Ministri i Diasporës, Valon Murati, ka thënë se ministria që drejton është në rrugë të mbarë për krijimin e një klime të shëndoshë partneriteti midis institucioneve të vendit dhe bizneseve të diasporës shqiptare.

Lajme
Ai në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, ka bërë me dije se bizneset nga diaspora kanë vullnet dhe dëshirë për të investuar në Kosovë, mirëpo problem po del të jetë mungesa e sigurisë së investimeve.
“Mbetet në ne, në institucionet e Kosovës, të punojmë bashkërisht për të krijuar një ambient sa më të favorshëm për investim”, është shprehur ai.
Ministri ka folur edhe për procesin e regjistrimit të diasporës. Ai ka thënë se regjistrimi aktiv përfundon në dhjetor të vitit 2016, ndërsa pasiv zgjat edhe për një vit. Kurse, sipas tij, rezultatet e para preliminare pritet të dalin në fillim të vitit 2017.