Rezultatet e dobëta – Qatip Osmani jep dorëheqje nga posti i trajnerit të FC Malishevës

FC Malisheva ka njoftuar zyrtarisht se pas ndeshjes së fundit kundër FC Ballkanit, trajneri Qatip Osmani ka ofruar dorëheqjen nga posti i kryetrajnerit. Pas shqyrtimit të situatës dhe rezultateve të deritanishme, drejtuesit e klubit kanë pranuar kërkesën e tij. Së bashku me Osmanin, dorëheqje kanë dhënë edhe ndihmës-trajnerët Bashkim Livoreka dhe Liridon Kukaj, transmeton lajmi.net.…

Sport

30/10/2025 17:00

FC Malisheva ka njoftuar zyrtarisht se pas ndeshjes së fundit kundër FC Ballkanit, trajneri Qatip Osmani ka ofruar dorëheqjen nga posti i kryetrajnerit. Pas shqyrtimit të situatës dhe rezultateve të deritanishme, drejtuesit e klubit kanë pranuar kërkesën e tij.

Së bashku me Osmanin, dorëheqje kanë dhënë edhe ndihmës-trajnerët Bashkim Livoreka dhe Liridon Kukaj, transmeton lajmi.net.

Në njoftimin e klubit thuhet se FC Malisheva shpreh mirënjohje të thellë për punën, përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar nga trajneri Osmani gjatë periudhës së tij në krye të skuadrës. “Gjatë këtyre tre muajve, ndonëse rezultatet nuk ishin në nivelin e pritjeve, klubi fitoi një mik të çmuar dhe një përvojë të vlefshme, sidomos për futbollistët e rinj”, thuhet në komunikatë.

Falënderime të veçanta janë shprehur edhe për ndihmësit Bashkim Livoreka dhe Liridon Kukaj, për kontributin dhe korrektësinë e tyre profesionale gjatë qëndrimit në klub.

“FC Malisheva do të mbajë gjithmonë dyert e hapura për bashkëpunim në të ardhmen me secilin prej tyre. U urojmë shëndet dhe shumë suksese në rrugëtimin e tyre profesional,” thuhet në fund të njoftimit.

Klubi ka bërë të ditur se tashmë ka nisur punën për emërimin e kryetrajnerit të ri dhe për kompletimin e shtabit teknik./lajmi.net/