Rezultatet e Barçës, Atleticos dhe Realit me kundërshtarët e mbetur në La Liga, në ndeshjet e para këtë edicion

Barcelona, Atletico Madridi dhe Real Madridi do t’i zhvillojnë edhe nga dy ndeshje deri në fund të këtij sezoni.

Sport

01/05/2016 09:31

Barcelona do të luajë ndaj Espanyolit dhe Granadas në dy ndeshjet e mbetura të La Ligas. Katalunasit i kanë marrë katër pikë nga përballjet me këto ekipe në pjesën e parë të sezonit, duke barazuar pa gola me Espanyolin dhe fituar 4:0 ndaj Granadas.

Atletico Madridi përballet me Levanten dhe Celtan, ndërsa i ka mposhtur që të dy këto skuadra në takimet e para këtë sezonë.

Real Madridi e pret Valencian dhe i shkon La Corunas në dy xhirot e fundit. Los Blancos kanë barazuar me Valencian 2:2 dhe e kanë deklasuar Deportivo La Corunan 5:0 në ndeshjet e para.

Nëse eventualisht këto rezultate do të përsëriteshin, Atletico Madrid do ta fitonte titullin e La Ligas, përcjellë Lajmi.net.