Rezultate dëshpëruese, heshtje në Vetëvendosje
Në Partinë e Albin Kurtit po vazhdon heshtja pas publikimit të rezultateve të para të zgjedhjeve komunale. Nuk po japin asnjë koment për rezultatet e zgjedhjeve lokale që e nxjerrin Vetëvendosjen si partinë e tretë e të katërt në nivel vendi.

Lajme
Lëvizja Vetëvendosje nuk është konfirmuar në asnjë prej komunave të Kosovës i parti e parë me përjashtim të Prishtinës.
Rezultatet e para tregojnë se VV është në vende të tretë e edhe në të katërtin në nivel vendit.
Në këtë situatë, në Selinë e Vetëvendosjes po vazhdon heshtja.
Pavarësisht se kishin paralajmëruar fitore pa balotazh në Prishtinë një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
Sidoqoftë, Vetëvendosje, përpos Prishtinës, është në balotazh edhe në Prizren derisa ende nuk dihen rezultatet e qyteteve tjera.