Rezervuari i ujit, 87 vjet i vjetër, largohet nga Kalaja e Prizrenit
Një rezervuar uji, që ishte vendosur brenda Kalasë së Prizrenit, qysh në vitin 1939, do të zhvendoset nga këtu, së shpejti. Për këtë u nënshkrua një marrëveshje tripalëshe ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, Ministrisë së Ekonomisë dhe KRU “Hidroregjioni Jugor”. Të njëjtat do të jenë edhe bashkëfinancuese të projektit “Dislokimi i rezervuarit të Kalasë…
Lajme
Një rezervuar uji, që ishte vendosur brenda Kalasë së Prizrenit, qysh në vitin 1939, do të zhvendoset nga këtu, së shpejti.
Për këtë u nënshkrua një marrëveshje tripalëshe ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, Ministrisë së Ekonomisë dhe KRU “Hidroregjioni Jugor”.
Të njëjtat do të jenë edhe bashkëfinancuese të projektit “Dislokimi i rezervuarit të Kalasë së Prizrenit”, i cili sipas një njoftimit të ministrisë së Kulturës, synon mbrojtjen dhe ruajtjen afatgjate të një prej monumenteve më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore të Kosovës.
Rezervuari ekzistues, i cili ndodhet brenda hapësirës së Kalasë që nga viti 1939, sipas institucioneve ka shkaktuar rrjedhje të vazhdueshme të ujit ndër vite, duke dëmtuar strukturat e monumentit dhe duke rrezikuar sigurinë e vizitorëve.
“Përmes këtij intervenimi të domosdoshëm, institucionet po ndërmarrin një hap të rëndësishëm në mbrojtjen, konservimin dhe valorizimin e Kalasë së Prizrenit, si një nga asetet më të çmuara historike, kulturore dhe turistike të vendit”, thuhet në njoftim, transmeton KP.
Vlera totale e investimit në këtë projekt do të jetë 450 mijë euro.