Rezervisti i Kurtit s’ka vota! – Glauk Konjufca dështon të bëhet kryeministër
Glauk Konjufca nuk ka marrë votat e mjaftueshme për t’u bërë kryeministri i ri i Kosovës. Në votimin që u bë në seancën e orës 14:00, Konjufca mori veç 56 vota, transmeton lajmi.net. Ky është dështimi i dytë i VV-së. Herën e parë Albin Kurti kishte dështuar që të siguronte votat e nevojshme. Përkundër që…
Lajme
Glauk Konjufca nuk ka marrë votat e mjaftueshme për t’u bërë kryeministri i ri i Kosovës.
Në votimin që u bë në seancën e orës 14:00, Konjufca mori veç 56 vota, transmeton lajmi.net.
Ky është dështimi i dytë i VV-së. Herën e parë Albin Kurti kishte dështuar që të siguronte votat e nevojshme.
Përkundër që të gjitha partitë politike kishin deklaruar se nuk kanë votë për Konjufcën, presidentja Osmani vendosi t’ia jap mandatarin VV-së, duke i dhënë kohë edhe 15 ditë VV-së, por që këta të fundit nuk patën asnjë tentim serioz për të siguruar votat.
Tash, pritet që presidentja Osmani të jap vendimin për shpërbërjen e Kuvendit dhe të vendos datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme./lajmi.net/