Rezarta Shkurta ndan me fansat çaste intime me bashkëshortin në jahtin luksoz
Rezarta publikoi momente intime nga pushimet me bashkëshortin.

ShowBiz
Këngëtarja Rezarta Shkurta ditë më parë filloi pushimet në jug të Shqipërisë bashkë me burrin, Ermal Hoxhën, dhe vajzën, Herën, shkruan lajmi.net.
Ajo ditë pas dite po sjell fotografi të reja nga pushimet, me të cilat tregon se po e shijon në maksimum këtë pushim.
Në disa prej fotografive, ajo ‘ankohet’ se ka shtuar peshë gjatë karantinës dhe këtë e tregojnë pikërisht imazhet në bikini.
Në një video, Rezarta shfaqet në disa momente intime, në jahtin luksoz bashkë me Ermalin, ku nuk mungonin puthjet e përqafimet.
“Gjysma ime”, është mbishkrimi që këngëtarja ia ka lënë videos, ku tregoi se dashuria e tyre rritet çdo ditë e më shumë. /Lajmi.net/
https://www.instagram.com/p/CCjYRsYpxw6/