Rexhepi: Unë e votoj edhe buxhetin edhe Qeverinë, sot është ditë e rëndësishme për shtetin
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e komuniteteve, Emilja Rexhepi deklaroi se ajo do ta votojë edhe buxhetin, por edhe kabinetin e ri qeveritar që pritet ta propozojë sot Glauk Konjufca. “Sot është një ditë shumë e rëndësishme për shtetin e Kosovës, kemi dy seanca njëra ratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtarë dhe buxheti.Shumë është i…
Lajme
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e komuniteteve, Emilja Rexhepi deklaroi se ajo do ta votojë edhe buxhetin, por edhe kabinetin e ri qeveritar që pritet ta propozojë sot Glauk Konjufca.
“Sot është një ditë shumë e rëndësishme për shtetin e Kosovës, kemi dy seanca njëra ratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtarë dhe buxheti.Shumë është i rëndësishëm edhe për ju punëtorët e RTK-së për të gjetur zgjidhje ndërsa tjetra për Qeveri”,deklaroi Rexhepi, transmeton lajmi.net.
Sipas saj duhet edhe të tjerët të votojnë buxhetin dhe qeverinë.
“Duhet me votu buxheti, unë mund të flasë vetëm në emër timin. Unë votoj edhe buxheti edhe qeverinë. E shohim sot, shpresoj do ta votojmë”./Lajm.net/