Rexhepi s’jep garancion qe e voton Limajn për kryeparlamentar: Ne si grup multietnik që e mbështesim Kurtin mund ta propozojmë kandidatin tonë

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga komuniteti boshnjak, Emilja Rexhepi ka folur rreth votës së saj për kryetare të Kuvendit. Rexhepi, ka thënë se ajo e di që vetëm Albulena Haxhiu, është kandidate për kryetare të Kuvendit dhe nuk ka informacion nëse për këtë pozitë mund të jetë edhe kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj.  …

Lajme

29/05/2025 19:25

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga komuniteti boshnjak, Emilja Rexhepi ka folur rreth votës së saj për kryetare të Kuvendit.

Rexhepi, ka thënë se ajo e di që vetëm Albulena Haxhiu, është kandidate për kryetare të Kuvendit dhe nuk ka informacion nëse për këtë pozitë mund të jetë edhe kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj.

 

‘’Unë e di që kandidati është VV Albulena, por nuk e di se çfarë thuhet dhe kush e thotë, nuk kam informacion’’ tha ajo.

E pyetur se a do ta votonte Limajn për këtë pozitë, Rexhepi ka thënë se LVV si parti fituese do të duhej ta propozonte njeriun e vetë nga radhët e saj.

‘’Kjo është një histori tjetër, mendoj se VV-ja si partia më e fortë politike në parlament me 48 deputetë ka të drejtë të propozojë njeriun e vet’’ u shpreh ajo.

Ajo deklaroi se mund edhe të japin propozimin e tyre për kryetar të Kuvendit.

‘’Nuk e di, do të shohim. Ne si grup multietnik prej 8 deputetësh që mbështesim qeverinë e Albin Kurtit, ndoshta mund të japim edhe propozimin tonë. Tani për tani votojmë për Albulenën, ajo është e vetmja kandidate’’ deklaroi ajo për frontonline.