Rexhep Selimi i dërgoi dhuratën e veçantë Edi Ramës, ai e falënderon publikisht

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka bërë të ditur se ka pranuar një dhuratë të veçantë nga ish-deputeti Rexhep Selimi. Rexhep Selimi i cili gjendet në Hagë në kuadër të një procesi gjyqësor të Speciales për kinse krimet e kryera gjatë luftës i përcolli këtë dhuratë Ramës përmes kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca. “I prekur…

Lajme

20/12/2024 13:18

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka bërë të ditur se ka pranuar një dhuratë të veçantë nga ish-deputeti Rexhep Selimi.

Rexhep Selimi i cili gjendet në Hagë në kuadër të një procesi gjyqësor të Speciales për kinse krimet e kryera gjatë luftës i përcolli këtë dhuratë Ramës përmes kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca.

“I prekur nga kjo dhuratë e bukur prej koleksionit të pikturave të luftëtarit të UÇK-së Rexhep Selimi, i cili ma përcolli sot nga Haga përmes Kryetarit të Kuvendit të Kosovës”,tha Rama.

Ai e falënderoi Selimin duke e quajtur i dashur mik.

“Shumë faleminderit me mirënjohje i dashur mik, e mezi pres ta shoh të marrë fund kalvari, gjithnjë e më i pajustifikueshëm i mbajtjes së të katërve ju peng atje në Hagë”./Lajmi.net/