Rexhaj i VV-së shprehet optimist për formimin e qeverisë gjatë seancës së sotme, mohon koalicionin me Nismën

Seanca konstitutive e kuvendit pritet që të fillojë pas pak. Tashmë deputetët e partive politike veçse kanë filluar të zënë vendet e tyre në sallë. E deputeti i zgjedhur nga Lëvizja Vetëvndosje, Arbër Rexhaj ka folur para mediave para se të hynte brenda hollit të kuvendit. Rexhaj është shprehur se tashmë i kanë votat për…

Lajme

17/04/2025 11:52

Seanca konstitutive e kuvendit pritet që të fillojë pas pak. Tashmë deputetët e partive politike veçse kanë filluar të zënë vendet e tyre në sallë.

E deputeti i zgjedhur nga Lëvizja Vetëvndosje, Arbër Rexhaj ka folur para mediave para se të hynte brenda hollit të kuvendit.

Rexhaj është shprehur se tashmë i kanë votat për zgjedhjen e kryeparlamentarit dhe të qeverisë së re.

Ndryshe siç thotë ai ajo se çfarë është e nevojshme, Kurti do ta shpalosë para qytetarëve në formën më transparente të mundshme.

“Unë mendoj që Lëvizja Vetëvendosje – mbi bazën e diskutimeve që i kemi pasur në grupin parlamentar – i kemi numrat për ta bërë këtë gjë. Tashti është çështje që i takon edhe kryeministrit, qoftë emri i kryeparlamentarit – se e di që do të më pyesni – qoftë përbërjen e kabinetit qeveritar”, tha ai, duke shtuar se Albin Kurti “do ta shpalosë para qytetarëve në formën më transparente të mundshme”, ka thënë Rexhaj.

Po ashtu deputeti i VV-së, tha se nuk kanë marrëveshje me Nismën për koalicion qeveritar.

“Zyrtarisht nuk kemi asgjë. Ata që thonë që kemi, nuk është e vërtetë”, theksoi ai.

Ndërkaq edhe Vetëvendosje ka zhvilluar një takim të grupit parlamentar para fillimit të seancës. /Lajmi.net/