Rexha: Në vitin 2023 të hyrat e AGK-së janë 526.209 euro

Kuvendi Zgjedhor i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës sot zgjedh kryesinë e re të organizatës. Pas tri vjet nga zgjedhjet e fundit, kandidaturën për kreun e AGK-së e kanë shpallur kryetari aktual Xhemajl Rexha dhe anëtari i bordit, Mentor Buzhala. Me këtë rast, Rexha premtoi se nëse do të rizgjidhet në këtë post, ndër prioritetet…

Lajme

06/07/2024 15:45

Kuvendi Zgjedhor i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës sot zgjedh kryesinë e re të organizatës.

Pas tri vjet nga zgjedhjet e fundit, kandidaturën për kreun e AGK-së e kanë shpallur kryetari aktual Xhemajl Rexha dhe anëtari i bordit, Mentor Buzhala.

Me këtë rast, Rexha premtoi se nëse do të rizgjidhet në këtë post, ndër prioritetet të tjera do ta ketë edhe krijimin e një media qendre. Ai kërkoi besimin e votuesve që të merr edhe një mandat për këtë pozitë.

Përveç këtyre, kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha shpalosi detaje nga raporti financiar. Ai tha se për vitin 2021 të hyrat vjetore kanë qenë mbi 98 mijë euro, ku 39 për qind e tyre janë shpenzuar për pagat e stafit ekzekutiv dhe 59 për qind të tjera për organizmi të konferencave, printime të raporteve e të tjera.

Për vitin 2022, Rexha potencoi se të hyrat ishin afro 250 mijë euro, ndërsa për vitin 2023 ato arrijnë mbi 525 mijë euro.

“Asociacioni nuk grant institucional për arsye të ndryshme, është OJQ e bazuar në projekte…Të hyrat me 31 dhjetor 2021 janë 98 mijë e 841 euro, të cilat janë realizuar nga donatorët CEPB, savejournalits.net. AGK-ja është pjesë e rrjetit rajonal të gazetarëve të sigurt qe diku 5-6 vjet dhe është projekti kryesor që e mundëson funksionimin e zyrës dhe që financohet nga Komisioni Evropian dhe Këshilli i Evropës… Nga gjithsej të hyrat e vitit 2021, 39 për qind janë shpenzime të pagave për stafin ekzekutiv dhe ekspertët pjesëmarrës në projekte dhe 59 për qind shpenzime janë të projektit, organizim të konferencave, printime të raporteve, shpenzime të tjera. Me 31 dhjetor 2022, të hyrat janë 247 mijë e 506 euro…Në vitin 2023, 526 mijë e 209 euro”, potencoi Rexha.