Revolucionin e ri të Haxhi Qamilit, nuk e kryen dot neohaxhiqamilistët e sotëm

Pse duhej që në historinë shqiptare të drejtuar nga injoranca dhe krimi, të shtohej edhe një "revolucion" qesharak, qe u nis të bëhëj nga një grusht njërëzish të paditur, që ishin shtyrë që, me anë të një trazire të madhe, të shpëtonin nga drejtësia një grup hajdutësh të Partisë Demokratike?

Opinion

08/12/2015 19:47

Në fakt, kurrë në histori nuk janë bërë përmbysje popullorë për të shpëtuar katër ose pesë ish qeveritarë të korruptuar e vjedhes; revolucionet i bëjnë liderë që nuk kanë dalë në rrëzik për të shpëtuar paratë e vjedha popullit, por për të shpëtuar popujt e tyre nga zgjedhat. Kjo do të ndodhte edhe në Shqipëri: shqiptarët nuk janë aq pa kuptim mendor sa të mos e dinë hallin e Berishës, Bashës, e taborit të tyrë abuzues.

Megjithatë, këtu nuk ka mbaruar gjithçka: unë mëndoj se këtu ka filluar gjithçka. Dhe pyetja është: ky Kryeministër, do të rijë ende evaziv, apo do të zgjedhe: me krimin, apo me popullin që i ka dhënë votën?

Që të jetë me popullin, ai duhet të flakë nga qeveria Korrupsionin Meta, që po zhvat shqiptarët me katër minsitrat e tij hajdutë. Kjo sepse, e sotmja, nuk ishte vetëm funsdosja e Saliut, por edhe e Metës. Nese Rama do të rijë sërish e të mendohet se ”ububu… nuk jam më kryeministër pa Metën, se Meta do shkojë me Bashën e me Saliun”, sigurisht që do jetë akoma në rrugën e falimentit të tij. Por, dikush mund të pyersë, po ti pse nuk e dëshiron falimentin e tij? Sigurisht që kjo është një pyetje logjike, por, pragmatikisht, nuk do ta kisha as unë dhe as shqiptarët në disfavor që në këta dy vjet që i kanë mbetur këtij Kryeministri, të bëjë diçka për vendin, përpos mbjelljes së pemëve. Se gjendja është e rëndë, dhe ajo do të rëndohet edhe më shumë, brenda pyetjes: kur do të bëhet reforma drastikë në drejtësinë shqiptare, që shqiptarët të priten në Europë? Varfëria dhe shpresa e humbur, është përgjegjësi politike e këtij Kryeministri. Të gjitha të tjerat janë fjalë boshe. Vendi do drejtim, dhe shoqëria do punë dhe mirëqënie, dhe jo pasurim qeveritarësh dhe një vargu nepotik që po rrjep një popull të varfër.

Ishte shumë e bukur ajo që artikuloi dje, para “revolucionit” haxhiqamilist ambasadorja e Bashkimit Europian. E pra, duhet që, me anë të reformës në drerjtësi, të operohët nga trupi i shoqëerisë shqiptarë tumori korruptiv Meta-Berisha. Por sot e humben shpresën edhe të korruptuarit nëpër gjykatat dhe prokuroritë e Shqipërisë. Çfarë do të bëhet më tej?.

Duhet që, politika amerikane, të sjellë sa më shpejt reformën që ka premtuar Ambasadori Amerikan. Askush nga këta politikanë nuk e shkel dot “urdhërin”. Po, si ka mundësi që një reformë të bëhët me urdhër? Sepse këta politikanë dhe pushtetarë që po drejtojnë Shqipërinë sot, kanë jetuar në një shoqëri urdhërash diktatorialë, dhe jo në një shoqëri demokratike. Duhen dhe 15 vjet minimumi që ata që kanë lindur pas diktaturës, të vijnë në drejtimin e vendit dhe t’i zgjidhin çeshtjet me drejtësi shoqërore. Gjithsesi,”revolucioni” oriental i vjedhësve ordinerë, që siç duke kishte kërkuar të rievokonte Haxhi Qamilin, ishte tamam ashtu sikurse unë e prisja, dhe që e kam shkruar para dy ditësh: Nje flluskë sapuni.. (Opinion i publikuar në Facebook)