Revolucion në luftën kundër kancerit: Mjekët e shpëtojnë një grua në fazën e fundit

Mediat më prestigjioze botërore si The Guardian, The New York Times kanë publikuar lajmin në faqet e tyre të para.

Lifestyle

04/06/2018 19:44

Mjekët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë arritur ta shërojnë një grua nga kanceri duke përdorur qelizat e saj në një fazë kur kemioterpaia nuk po bënte punë. Qelizat imune të gruas nga trupi i saj janë shfrytëzuar të zhdukin kancerin nga trupi i saj.

Një gruaje me kancer të avancuar të gjirit i cili i ishte shpërndarë në të gjithë trupin e saj i ka ndodhur një mrekulli. Mjekët duke shfrytëzuar fuqinë e sistemit imunitar të saj kanë luftuar tumoret.

Është hera e parë që një paciente në shkallën më të vonë të kancerit të gjirit është trajtuar me sukses me këtë formë të imunoterapisë duke i përdorë qelizat imunitare të vet pacientit të cilat kanë shkatërruar qelizat kancerogjene që janë formuar në trupin e saj, shkruan Gazeta Express.

Gruaja 49 vjeçare është përzgjedhur për këtë lloj terapie pasi që disa nga kimioterapitë e zakonshme nuk po ndikonin aspak për të ndalur tumorin në gjirin e saj të djathtë që po rriteshin dhe shpërndaheshin në melçinë e saj dhe pjesët e tjera të trupit të saj.

Mjekët që u kujdesën për gruan në Qendrën Institutin Kombëtar të Kancerit në Maryland Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë thënë se reagimi i saj ndaj trajtimit ka qenë i jashtëzakonshëm. Terapia ka bërë që të zhdukeshin të gjitha qelizat kancerogjene në mënyrë aq efektive sa që pacientja është pa këtë sëmundje qe dy vite.

Laszlo Radvanyi, një shkencëtar nga Instituti për Hulumtime të Kancerit në Ontario, i cili nuk ka qenë i përfshirë në trajtimin e kësaj pacienteje, ka thënë se “ka qenë një reagim i pa dëgjuar më parë në një shkallë të tillë të kancerit të gjirit.”

Ky sukses ka rritur shpresat se kjo lloj terapie do të funksionoj në më shumë pacientë me një shkallë të tillë të avancuar të kancerit të gjirit dhe disa lloje të tjera të kancerit vështirë të trajtueshëm si kanceri i vezoreve dhe i prostatës.