Revista franceze që u sulmua sot, mbështeste shqiptarët e Kosovës (foto)

Një grup terroristësh sulmuan sot selinë e revistës satirike franceze “Charlie Hebdo”, me çrastë vranë edhe 12 punonjës dhe dhjetë të tjerë u plagosën.

Lajme

07/01/2015 17:16

Dyshohet se sulmuesit e kishin për qëllim të hakmerreshin ndaj një karikature të udhëheqësit të IS-it, e cila u publikua në këtë revistë.

Në disa numra të publikuar gjatë fundit të shekullit të kaluar, kjo revistë franceze kishte publikuar disa karikatura dedikuar dyndjeve të shqiptarëve nga Kosova. Përmes këtyre karikaturave apo ilustrimeve, ata ndikuan edhe të francezët që të jenë përkrahës së kauzës së shqiptarëve dhe dënuan dhunën dhe gjenocidin e ushtruar nga serbët.