Reuters publikon pamjet nga Kuvendi i Kosovës: Time Kadrijaj gjuan me vezë Kurtin

Agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters ka publikuar në Facebook pamjet nga seanca e sotme në Kuvendin e Kosovës, ku deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, gjuajti me vezë kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Në postimin e saj, Reuters ka theksuar se incidenti ndodhi pasi Kurti deklaroi se i nevojitej më shumë kohë për të zhvilluar bisedime…

Lajme

08/08/2026 21:24

Agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters ka publikuar në Facebook pamjet nga seanca e sotme në Kuvendin e Kosovës, ku deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, gjuajti me vezë kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Në postimin e saj, Reuters ka theksuar se incidenti ndodhi pasi Kurti deklaroi se i nevojitej më shumë kohë për të zhvilluar bisedime me partitë e tjera politike, para se të propozonte një kandidat për kryetar të Kuvendit.

Pamjet e incidentit janë shpërndarë nga agjencia ndërkombëtare, duke pasqyruar tensionet e krijuara gjatë seancës së sotme në Kuvendin e Kosovës. /Lajmi.net/