Reus i qëndron besnik Dortmundit, rinovon zyrtarisht kontratën

Marco Reus do të vazhdojë t’i qëndrojë besnik ekipit të Borussia Dortmundit. Reprezentuesi gjerman ka nënshkruar kontratë të re me “Milionerët” që e mban atë në klub edhe për një vit tjetër, shkruan lajmi.net. 33-vjeçari me kontratën e re do të jetë në “Signal Iduna Park” deri në qershor të vitit 2024. Reus do ta…

Sport

27/04/2023 15:18

Marco Reus do të vazhdojë t’i qëndrojë besnik ekipit të Borussia Dortmundit.

Reprezentuesi gjerman ka nënshkruar kontratë të re me “Milionerët” që e mban atë në klub edhe për një vit tjetër, shkruan lajmi.net.

33-vjeçari me kontratën e re do të jetë në “Signal Iduna Park” deri në qershor të vitit 2024.

Reus do ta zhvillojë edicionin e 12-të me fanellën e ish-kampionëve të Bundesligës, vitin e ardhshëm.

“Kapiteni Marco Reus ka zgjatur kontratën e tij me BVB edhe për një vit. I lindur në Dortmund, ai do të nisë sezonin e tij të dymbëdhjetë si profesionist me fanellën verdhezi këtë verë” – thuhet në njoftimin zyrtar të klubit gjerman.

Reus ka shënuar 161 gola me fanellën e Dortmundit, ndërsa është 16 gola larg për t’u bërë golashënuesi më i mirë në histori të klubit, rekord të cilin e mban Adi Preibler.

“Ne si ekip, si të gjithë tifozët tanë, kemi një qëllim të madh në mendje që të gjithë jemi të fokusuar: ne duam të jemi kampionë të Gjermanisë dhe kemi nevojë për çdo Borussia. lojtar për ta bërë këtë. Por edhe përtej kësaj, unë kam ende një dëshirë të madhe për të bërë më të mirën për klubin, ku kam kaluar më shumë se gjysmën e jetës sime”, tha Reus për faqen zyrtare të klubit./Lajmi.net/