Reus e Lewandowski janë ende shokë (Video)

Ylli i Borussia Dortmundit, Marco Reus dhe sulmuesi i Bayern Munichut, Robert Lewandowski kanë treguar se janë ende shokë, pavarësisht largimit të polakut për në Allianz Arena. 

Sport

05/11/2014 13:23

Ata ishin kundërshtarë për 90 minuta, por Marco Reus dhe Robert Lewandowski kanë treguar se janë ende shokë mes vete duke bërë një rutinë të përshëndetjes, para ndeshjes mes Bayern Munichut dhe Borussia Dortmundit të shtunën, në Bundesligë.

Pasi u takuan në tunel, derisa skuadrat ishin duke dalë në fushën e stadiumit Allianz Arena, Reus dhe Lewandowski bënë një përshëndetje të veçantë të cilën e bënin edhe në kohën sa ishin së bashku në Dortmund.