Reus: Dortmundi është gati për duelin me Realin

Marco Reus e ka paralajmëruar Real Madridin se Borussia Dortmund është e gatshme për përballjen e së mërkurës mbrëma në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, që do të zhvilloeht në Santiago Bernabeu. ‘Die Schëarzgelben’ shkojnë në Spanjë pas fitores 3:2 në Bundesligë ndaj Stuttgartit, falë tregolëshit të Reus, i ndjekur nga golat e hershëm të…

Sport

30/03/2014 13:50

Marco Reus e ka paralajmëruar Real Madridin se Borussia Dortmund është e gatshme për përballjen e së mërkurës mbrëma në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, që do të zhvilloeht në Santiago Bernabeu.

‘Die Schëarzgelben’ shkojnë në Spanjë pas fitores 3:2 në Bundesligë ndaj Stuttgartit, falë tregolëshit të Reus, i ndjekur nga golat e hershëm të Christian Gentner e Martin Harnik.

“Golat janë gjithmonë të mirë për vetëbesim dhe ne jemi të gatshëm për Realin”, deklaroi 24 vjeçari për tabloidin gjerman, Bild.

“Unë kam qenë i lënduar disa herë. Për mua, nuk janë gjithçka golat, por e rëndësishme është që ta gjej ritmin tim. Dhe, kjo më ndihmon të përmirësohem”, vazhdoi ai.

Dortmundi, i cili gjendet në pozitën e dytë në Bnudesligë, e kishte eliminuar sezonin e kaluar Realin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.