Restoranti që u ofron klientëve të vet një tarantulë në hamburgerin e tyre

A keni menduar ndonjëherë se do të ushqeheni me habmurger dhe si shpërblim do ju vij edhe një tarantulë mjaft e frikshme?

Fun

15/04/2018 16:31

Një restorant në Karolinën e Veriut është duke u shërbyer klientëve një pjatë me të vërtetë unike.

Vetëm për një kohë të kufizuar, Bull City Burger dhe birraria i Durhamit po përgatit hamburgera Tarantula për një grup të përzgjedhur të klientëve me fat, si pjesë e festës së saj vjetore të Mishit Egzotik , njoftoi TheDailyMeal.com të premten, transmeton lajmi.net.

Tani në vitin e tij të shtatë, promovimi ofron një hamburger dhe një tarantule të pjekur në furrë, e cila është ‘pak e kripur.

Ky specialitet do ju kushtojë klientëve 30 dollar dhe është e kufizuar në vetëm 18 klientët me fat, të cilët duhet të vijnë në dyqan dhe të hyjnë në një lotari për një shans për të fituar.

Pjesëmarrësit pastaj duhet të shikojnë mediat sociale të restorantit për të parë nëse biletat e tyre janë fituese. .

Promovimet e mëparshme të muajit ekzotik të mishit kanë përfshirë aligator, iguana, piton, bizon, breshkë, dhe më shumë. /Lajmi.net/