Restorani që u shërben vetëm grave në Gjilan, pronarja thotë se s’po bën diskriminim

Dy kunata nga Gjilani kanë hapur një restoran në këtë qytet ku u shërbejnë vetëm grave. Njëra prej kunatave kanë thënë se kësisoj nuk janë duke bërë diskriminim, por qëllimi është tjetër, transmeton lajmi.net. “Arsyeja pse është vetëm për femra nuk është për diskriminim, vetëm që me iu kriju gjinisë femërore një ambient që i…

Lifestyle

11/11/2023 17:27

Dy kunata nga Gjilani kanë hapur një restoran në këtë qytet ku u shërbejnë vetëm grave.

Njëra prej kunatave kanë thënë se kësisoj nuk janë duke bërë diskriminim, por qëllimi është tjetër, transmeton lajmi.net.

“Arsyeja pse është vetëm për femra nuk është për diskriminim, vetëm që me iu kriju gjinisë femërore një ambient që i duket pak si në shpi dhe me ndi veten pak më të lira”, ka thënë njëra prej tyre.

Ajo për lajmi.net ka folur edhe për veçantitë e këtij lokali.

“Gjithmonë kemi dashtë me kriju diçka po qëllimi ka qenë diçka çka nuk ka në Gjilan apo rajon. Sepse ka lokale po nuk ka restorane, mënyrën e shërbimit dhe atë që ofrojmë…bëjmë organizimin e ditëlindjeve…Ushqimi është vetshërbim, në koktelle e kanë mundësinë që ushqimin me e porosit këtu”, ka shtuar tutje.