Restauranti indian përdor fluturake për shpërndarjen e picave

12:03 | 23 Maj 2014

Fluturakja me të cilën bëhet dërgesa e picave

Një piceri në Mumbai përdorë një fluturake të vogël për t\’ia dërguar porosinë konsumatorit gati 2 kilometra larg në çatinë e një rrokaqielli, të cilët planifikojnë që dërgesat ajrore të jenë një gjë normale brenda katër viteve.

Restauranti i quajtur Piceria Francescos dërgoi një picë të paketuar nga zyrat e saj tek një konsumator më pak se 2 kilometra larg, mbi çatinë e një ndërtese të lartë.

Sipas shefit ekzekutiv, restauranti ishte frymëzuar nga raportet që Amazon është duke planifikuar të përdorë fluturake të vogla për të bërë dërgesën e librave në zonat dhe shtetet ku dërgesat mund të jenë të rrezikshme.

Por Domino\’s,  një nga degët më të mëdha botërore të shpërndarjes së picave, kishte treguar gjithashtu se planifikojnë të fillojn të bëjn dërgesa me anë të fluturakeve, kur publikuan videon e një prej fluturakeve të saj \”domicopter\” duke shpërndarë pica.

Francescos duket se ka fituar një avantazh me dërgesën e bërë në një ndërtesë të lartë nëpërmes \’xhunglës urbane\’ të Mumbait, gjë që ndoshta do të tërheqë më shumë klientë të porosisin pica nga restauranti i tyre.