Reshjet e shiut rriten numrin e aksidenteve në 102 brenda një dite
Në gjithë territorin e Kosovës që dje u përfshi nga reshje të mëdha shiu kanë ndodhur 102 aksidente në komunikacion.

Lajme
Sipas raporteve të policisë, nga këto aksidente një ka përfunduar me vdekjen e tre persona, ndërsa 29 aksidente të tjera janë regjistruar me lëndime dhe 72 të tjerë pa të lënduar.
Në një deklarim për lajmi.net, zëdhënësi i Policisë së Kosovës(PK), Baki Kelani, ka thënë që kohëve të fundit shkaktar për shtimin e numrit të aksidenteve për shkak të frekuentimit më të madh të automjeteve.
Sipas tij ditën e djeshme edhe reshjet e shiut që kanë përfshirë territorin e Kosovës, kanë qenë njëri nga ndikuesit në rritjen e numrit të aksidenteve.
“Mundë të themi që ditëve të fundit për shkak të frekuentimit më të madh të automjeteve në komunikacionin rrugor, por njëkohësisht ditën e djeshme edhe për shkak të kushteve atmosferike, kanë ndikuar në një mënyrë në rritjen e aksidenteve në trafik”, tha Kelani për lajmi.net.
Sipas tij Policia e Kosovës vazhdon me shtimin e prezencës policore në akset rrugore për të shtuar sigurinë në trafik
“Njëkoësisht edhe me apele e vazhdueshme për respektim të shenjave të komunikacionit rrugor të ndikojmë në uljen e numrit të aksidenteve dhe të ndikojmë në rritjen e sigurisë në trafik”, ka thënë Kelani. (lajmi.net)