Reshjet e shiut, përfshihen nga uji disa shtëpi në Drenas
Pas reshjeve të shiut, komuna e Drenasit kërkon nga qytetarët që të kenë kujdes për shkak të nivelit të ngritur të ujit në disa zona.
Lajme
Përmes një postimi në Facebook, komuna bën të ditur se në fshatin Shtrubullovë, shumë shtëpi banimi janë përfshirë nga uji.
Po ashtu bëhet e ditur se ekipet përkatëse emergjente janë të njoftuara për gjendjen dhe janë në teren, te gatshëm për intervenime, përcjell lajmi.net
Postimi i plotë:
Njoftim për qytetarët e Komunës së Drenasit
Komuna e Drenasit kërkon nga qytetarët të kenë kujdes për shkak të nivelit të ngritur të ujit në disa zona nga reshjet e shiut.
Ekipet përkatëse emergjente janë të njoftuara për gjendjen dhe janë në teren, te gatshëm për intervenime.
Rruga Drenas-Dobroshec, përkatësisht te ‘Guri i Plakës’, është thuajse e pakalueshme me tendenca të mbylljes. Ndërsa, edhe në Shtrubullovë, shumë shtëpi banimi janë përfshirë nga uji.
Për çdo emergjencë që keni, ju lutem lajmërohuni te Zyrtari për Emergjencë, në numrin e telefonit 049978948. /Lajmi.net/
