Reshjet e dendura të shiut përmbytin disa rrugë të Prishtinës, vështirësohet qarkullimi
Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë sot Prishtinën kanë shkaktuar grumbullim të madh të ujit në disa rrugë të kryeqytetit. Si pasojë e reshjeve, disa pjesë të rrugëve janë mbuluar nga uji, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve. Pamjet nga kryeqyteti tregojnë sasinë e madhe të ujit të grumbulluar në rrugë, ndërsa situata ka…
Lajme
Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë sot Prishtinën kanë shkaktuar grumbullim të madh të ujit në disa rrugë të kryeqytetit.
Si pasojë e reshjeve, disa pjesë të rrugëve janë mbuluar nga uji, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve.
Pamjet nga kryeqyteti tregojnë sasinë e madhe të ujit të grumbulluar në rrugë, ndërsa situata ka rikthyer shqetësimet për problemet me kanalizimin dhe menaxhimin e ujërave atmosferike në Prishtinë.
Reshjet e shiut kanë vazhduar gjatë ditës, duke shkaktuar vështirësi në disa zona të kryeqytetit. /Lajmi.net/