Reshjet e borës, disa rajone në Kosovës mbesin në terr – KEDS jep detaje
Për shkak të reshjeve të borës që përfshinë vendin tonë mbrëmë e sot, janë shkaktuar disa prishje në rrjetin elektrik shpërndarës, duke lënë një numër të caktuar të konsumatorëve pa furnizim me energji elektrike. Nga KEDS-i bëjnë të ditur se kanë mobilizuar ekipe shtesë edhe nga rajone të tjera, të cilat, pavarësisht rrethanave të vështira…

Lajme
Për shkak të reshjeve të borës që përfshinë vendin tonë mbrëmë e sot, janë shkaktuar disa prishje në rrjetin elektrik shpërndarës, duke lënë një numër të caktuar të konsumatorëve pa furnizim me energji elektrike.
Nga KEDS-i bëjnë të ditur se kanë mobilizuar ekipe shtesë edhe nga rajone të tjera, të cilat, pavarësisht rrethanave të vështira në terren, po përkushtohen që të eliminojnë sa më parë dëmet e shkaktuara në rrjet, dhe në një afat sa më optimal konsumatorëve t’u rikthehet furnizimi me energji elektrike.
Sipas zëdhënësit të KEDS-it, Lulëzim Krasniqi, rajonet më të prekura janë Prishtina, Gjilani, Prizreni dhe Mitrovica, ku disa Dalje janë jashtë funksionit.
“KEDS-i ka mobilizuar ekipe shtesë edhe nga rajone të tjera, të cilat, pavarësisht rrethanave të vështira në terren, po përkushtohen që të eliminojnë sa më parë dëmet e shkaktuara në rrjet, dhe në një afat sa më optimal konsumatorëve tanë të afektuar t’u rikthehet furnizimi me energji elektrike, për çka kërkojmë mirëkuptim”, tha ai.
Sot, temperaturat minimale në vendin tonë sillen nga -1 deri 2 gradë celsius, ndërsa ato maksimale nga 2 deri 5 gradë celsius.