Reshje të dendura bore në Prevallë, raportohen vështirësi në qarkullim
Reshje të dendura bore kanë përfshirë zonën e Prevallë gjatë orëve të mesditës së së enjtes, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve. Sipas një videoje nga RTK, bora e rënë në këtë zonë malore ka ndikuar në lëvizjen e automjeteve, ndërsa deri në këto momente nuk është vërejtur prania e mjeteve borëpastruese në rrugë. Prevalla është…
Lajme
Reshje të dendura bore kanë përfshirë zonën e Prevallë gjatë orëve të mesditës së së enjtes, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve.
Sipas një videoje nga RTK, bora e rënë në këtë zonë malore ka ndikuar në lëvizjen e automjeteve, ndërsa deri në këto momente nuk është vërejtur prania e mjeteve borëpastruese në rrugë.
Prevalla është një nga destinacionet më të frekuentuara malore gjatë sezonit dimëror, ndërsa reshjet e borës shpesh ndikojnë në kushtet e qarkullimit, sidomos në segmentet rrugore që lidhin zonën me qytetet përreth.