Republika e Kongos demanton Pacollin: Nuk e njohim Kosovën
Pas deklarimeve të ministrit të punëve të jashtme të Kosovës se Republika e Kongos së shpejti do ta njohë Kosovën, shteti i Kongos ka reaguar menjëherë.

Lajme
Nëpërmjet një letre për Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë, Republika Demokratike ë Kongës kanë thënë së nuk e njohin Kosovën, transmeton lajmi.net.
Ambasada e Kongos iu është referuar një qëndrimi të ministrit të jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili para disa ditësh tha se Republika e Kongos së shpejti do ta njeh Kosovën.
“Në akordim me përmbajtjen e deklaratës së sotme Ambasada e Republikës Demokratike Të Kongos në Beograd nga Ministria e Punëvë të Jashtme të vendit në fjalë, Republika Demokratike e Kongos nuk e njeh as de facto e as de jure pavarësinë e Kosovës”, tha diplomati.
“Në të njëjtën kohë, Ambasada e lutë Ministrinë ë Punëve të Jashtme të Serbisë që ta marrë parasysh këtë sqarim”, thuhet në letër. /Lajmi.net/