Reportazh i “Il Fatto Quotidiano”: Mafia shqiptare po përgjak rrugët e Italisë

Klanet e Tiranës kanë zgjedhur Garganon si një “port të hyrjes” për në Evropë, duke braktisur Salenton. Interesat e lidhura me trafikun ndërkombëtar kanë hapur oreksin midis bandave në Capitanata. Komandanti karabinierëve Marco Aquilio thotë se “po përballen me një evolucion të fenomenit”. Hipoteza? Pas vrasjeve qëndron një dorë e vetme. Përforcimet e mbërritura pas masakrës së San Marco kanë ndalur përkohësisht lumin e gjakut”.

Lajme

23/12/2017 11:43

Pas 4 të vrarëve në mes të verës në zonën e San Marco në qytezën e Lamis dhe 7 vrasjeve të tjera të tipit mafioz të kryera në provincën e Foggia gjatë vitit 2017 janë “lumenjtë” e drogës. Më së shumti bëhet fjalë për marijuanën, por edhe kokaina dhe heroina kanë gjetur në qytezën e Garganos,”portën”për në Europë.

“Trafiku i drogës nga Shqipëria ka krijuar një tjetër lloj lufte mafiozësh” – shpjegon koloneli Marco Aquilio, komandant i karabinierëve në Foggia, gjatë një analize të bërë për fundin e vitit mbi aktivitetin kriminal në zonën e tij. /laps.al/