Reperi shqiptar në video-telefonatë me boksierin që u kthye në Islam
Reperi Gold AG ka realizuar video-telefonatë me Wilhem Ott, i cili së fundi u konvertua në Islam.

ShowBiz
Luftëtari i arteve marciale të përziera (MMA), Khalid Wilhem Ott, ditë më parë njoftoi se është kthyer në Islam dhe tha se kriza e koronavirusit e shtyu ta gjende besimin e tij të vërtetë, shkruan lajmi.net.
Ai kishte publkuar edhe një video, në të cilën shfaqet duke recituar shehadetin, ndërsa përmes një postimi tjetër tha se po e pret me padurim Ramazanin e tij të parë.
“Kriza e COVID-19 më dha pjesën tjetër të nevojshme për të gjetur besimin tim. Besimi im tani është mjaft i fortë sa të mund ta njoh Zotin e vetëm dhe të recitoj shehadetin që të mund të them me krenari, po unë jam mysliman”, shkroi ndër të tjera ai.
Së fundi, ishte Gold Ag ai i cili realizoi një telefonatë me Ott dhe këtë e bëri të ditur përmes një postimi në Instagram.
Goldi njihet si besimtar i devotshëm i Islamit, madje ka vitizuar edhe vendin e shenjtë, Mekën. /Lajmi.net/
https://www.instagram.com/p/B_DFNH3g5KC/
https://www.instagram.com/p/B_I0UBagfIg/