Reperi kosovar arrestohet në Belgjikë?

Reperi kosovar duket se pati sërish probleme me drejtësinë.

ShowBiz

14/04/2021 12:46

Reperi Moss Della duket se është vënë në pranga gjatë qëndrimit në Belgjikë, shkruan lajmi.net.

Të paktën, kështu ka lënë të kuptohet një postim që bëri xhiro në rrjete sociale, e të cilin e shpërndau edhe ai.

Ai ripostoi foton, ku shihen pamje teksa artisti gjendej para veturës së policisë dhe në mënyrë indirekte e konfirmoi rastin.

“Erdh dellashi apet pa merak”, ka shkruar ai sipër fotos.

Nuk dihet arsyeja që e shtyu artistin të shoqërohej para organeve të rendit në Belgjikë, por duket se është liruar menjëherë. /Lajmi.net/